Numri i viktimave në Iran nga Covid-19 ka arritur në 853, ku shënohen 129 vdekje vetëm në 24-orët e fundit, si dhe numërohen mbi 14.991 persona të infektuar.

Ky lajm është bërë i ditur nga zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, ku në një njoftim shkruajnë se:

“Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1.053 raste të reja me persona të infektuar nga koronavirus dhe 129 viktima”.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë ju bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, për të mos përhapur më tutje këtë virus.

“Bazuar nga shifrat, ne kemi kaluar kulmin e shpërthimit, por ju sugjeroj njerëzve të qëndrojnë në shtëpi, dhe në rastet urgjente të respektojnë të gjitha protokollet shëndetësore”, është shprehur Presidenti Hassan Rouhani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA