“Ndihem mirë”, kryhet testi i parë i vaksinës së koronavirusit

16/03/2020 18:42

Prova klinike për vaksinën e koronavirusit filloi sot (16 mars) në Shtetet e Bashkuara. Një grua e shëndetshme ishte baza e eksperimentit të vaksinës. Testimi është financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, dhe po zhvillohet në Seattle të Uashingtonit.

Megjithatë ekspertët sqaruan se testimi do të zgjasë për një periudhë kohore duke filluar nga një vit e deri në 18 muaj, përpara se të provohet plotësisht efikasiteti i saj. Testimi filloi me një vullnetare të shëndetshme, 45 vjeçare të identifikuar si Jennifer Haller, e cila u shpreh:

““Të gjithë ndihemi kaq të pafuqishëm. Kjo është një mundësi e mahnitshme për mua për të bërë diçka”. Pas vaksinimit ajo është parë e qetë dhe me një buzëqeshje në fytyrë tha: “Ndihem mirë”.

Sakaq, sipas specialistëve, nuk ka mundësi që vullnetarët të infektohen pasi vaksina nuk përmban virus. Por qëllimi i kësaj prove është të përcaktojë që vaksina nuk shkakton efekte anësore serioze. Ndërkohë kujtojmë që në të gjithë botën deri më tani si pasojë e virusit famëkeq kanë humbur jetën 7,100 persona ndërsa 181.202 të tjerë janë shpallur të infektuar.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA