Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e parë si eksperte në mekanizmin e OKB-së

16/03/2020 22:18

Shqipëria tashmë ka një eksperte të pavarur në Procedurat Speciale të të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara në Gjenevë.

Ajo është avokatja Klentiana Mahmutaj, e cila prej vitesh ushtron profesionin e saj në Mbretërinë e Bashkuar. Emërimi i saj u bë nga Këshilli i të Drejtave të njeriut në OKB.

Kjo ështe hera e parë që një shtetas shqiptar emërohet nga Kombet e Bashkuara në këtë pozicion.

Klentiana Mahmutaj do të jetë pjesë e një grupi ekspertësh të pavarur nga pesë zona gjeografike specifike të botës- Evropa Perëndimore dhe shtetet e tjera, Evropa Lindore, Azi-Paqësori, shtetet afrikane, Amerika latine dhe Karaibet. Ekspertët janë perfaqësues gjeografikë të zonave, por janë ekspertë globalë me mandat universal. Mahmutaj do të mbulojë mekanizmin mbi të drejtën e zhvillimit.

Lajmi është konfirmuar dhe nga ambasadorja shqiptare në OKB, Besiana Kadare, duke theksuar se Mahmutaj është shqiptarja e parë që do të mbajë këtë pozicion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA