Helikopteri luftarak rus zbraz gabimisht municionin ndaj ndërtesës rezidenciale

16/03/2020 16:40

Një helikopter i forcave ajrore ruse zbrazi aksidentalisht një breshëri predhash ndaj një ndërtese me apartamente banimi në qytetin e Chita.

Asnjë nuk u vra ose plagos por ndërtesa pati dëmtime të vogla, raportonin mediat vendase.

Municioni u lëshua nga një helikopter lufte Mi-35M i bazës ajrore Cheryomushki pranë qytetit Chita. Autoritetet raportuan se gjatë procedurës ndodhi një avari çka shkkatoi lëshimin e disa predhave 23mm.

Një prej tyre fluturoi rreth 1 milje dhe u përplas në murin e ndërtesës. Rezidentët fillimisht nuk e kishin kuptuar atë që ndodhi por raportuan në ministrinë e emergjencave për një “plasje të zhurmshme”.

Njësitë e Gardës Kombëtare ruse dhe të ministrisë së emergjencave kontrolluan zonën dhe zbuluan dëmin në katin e tretë ku kishte takuar predha. Shpërthimi kishte dëmtuar dritaret, shkallën dhe një ballkon.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA