Gruaja në Tiranë transportohet me ambulancë, ishte ulur në trotuar/ Kishte humbje shikimi dhe të vjella

16/03/2020 11:33

Një grua rreth 35 vjeç duke ecur në rrugë nuk u ndje mirë.

Ajo është ulur në trotuar përpara kryesisë së kuvendit.

Ndërkohë Top Channel mëson se ka ardhur një autoambulancë për ta marrë.

Ajo kishte humbje shikimi, këputje trupi dhe të vjella.

Top Channel