Gruaja e diagnostikuar me COVID-19 shkon nga Amerika për t’u shëruar në Kinë

16/03/2020 20:19

Një grua ka arritur t’ia hedhë kontrollit të ushtuar në aeroport dhe ka fluturuar nga Los Angeles për në Pekin, për të trajtuar koronavirusin e ri, shkruajnë mediat e huaja. Gruaja me origjinë kineze, e cila jeton prej vitesh në SHBA së basku me familjen, pretendon se tre teste të kryera për COVID-19 kishin rezultuar negative në Amerikë dhe vetëm pas kontrolleve në Pekin, rezultoi se ajo ishte mbartëse e virusit famëkeq.

Aktualisht zonja Li është duke u mjekuar në karantinë, ndërsa burri dhe djali i saj ndodhen nën vëzhgim mjekësor në izolim, shkruajnë mediat e huaja. Gruaja është shprehur se filloi të përjetojë një seri simptomash të ngjashme me ato të virusit, duke u përfshirë tw dridhurat, ethe, kollë dhe temperaturë që nga 1 marsi, kohë kur njëri nga kolegët e saj të punës, rezultoi pozitiv pas testeve të kryera për COVID-19.

Megjithatë ajo shkoi në një spital lokal më 3 mars dhe iu dhanë disa ilaçe anti-virale. Por shqetësimet e saj nuk përfunduan dhe në këto kushte u drejtua përsëri për në spital, por edhe testet e tjera të kryera nuk treguan ndonjë anomali.

Por kur u drejtua përsëri në 11 mars për t’u vizituar në spital, skanimi tregoi se ajo  kishte pneumoni. Megjithatë ajo pretendoi se spitali ku u vizitua nuk pranoi ta trajtonte. Për të marrë trajtimin e nevojshëm, zonja Li u detyrua për të udhëtuar drejtë Kinës, ku ndodhet dhe aktualisht. Sapo mbërritën në vendin aziatik, çifti së bashku me djalin u drejtuan për në spital.

Pas ekzaminimeve, rezultoi se zonja Li ishte mbartëse e koronavirusit të ri, ndërsa bashkëshorti i saj dhe djali nuk kanë paraqitur simptoma. Por momentalisht po mbahen në izolim nën kujdesin e mjekëve. Sakaq, ndaj gruas është hapur një hetim nga policia në SHBA.

Ato e akuzojnë zonjën Li për parandalimin e kontrollit të sëmundjeve infektive, pasi gjatë kontrolleve në aeroport ajo ka përdorur një ilaç kundër etheve për t’ia hedhur autoriteteve.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA