Edhe në Hungari është shënuar viktima e parë nga koronavirusi. Ai është një burrë 75 vjeçar.

Qeveria bëri me dije se ai vdiq pasi ishte dërguar në një spital, nën dyshimin se ishte i infektuar me koronavirusin e ri dhe kishte shenja të pneumonisë. Deri më tani, në Hungari janë raportuar 32 raste pozitive me koronavirusin e ri.

Autoritetet hungareze kanë njoftuar se 159 persona të tjerë gjenden në karantinë. Në përgjigje për të penguar përhapjen e koronavirusit, Hungaria ka mbyllur kufijtë tokësorë me Austrinë dhe Slloveninë.

Po ashtu në këtë shtet janë mbyllur të gjitha shkollat dhe janë vendosur kufizime mbi tubimet publike.

Top Channel