Covid-19/ Më shumë të infektuar në pjesën tjetër të botës sesa në Kinë

16/03/2020 14:38

Ndonëse do të ishte Kina vendi ku do të ndodhte shpërthimi fillestar i Covid-19, shifrat tregojnë se tashmë koronavirusi i ri po shënon më shumë të infektuar në gjithë pjesën tjetër të botës, sesa në Kinë.

Saktësisht numërohen 87,000 raste jashtë Kinës dhe  80,860 të infektuar në Kinë.

Shkollat janë mbyllur, eventet sportive janë anuluar dhe institucionet kulturore janë mbyllur në të gjithë botë, ndërsa vendet përpiqen të pengojnë epideminë e koronavirusit.

Në të gjitha Shtetet e Bashkuara, sportet janë pezulluar dhe performancat në Broadway janë anuluar për një muaj. Franca, është një nga shtetet më të fundit që njoftoi mbylljen e të gjitha shkollave, universiteteve dhe infermierive. Presidenti Emmanuel Macron, përshkroi epideminë në Francë si krizën më serioze të shëndetit në një shekull.

Bursat në të gjithë botën vazhdojnë të shënojnë humbje. Të premten, tregjet aziatike u tronditën me Nikkein në Japoni që ra me 10 përqind, por e rimori veten në fund të ditës, me 6.1 përqind humbje. Kjo pason humbjet në Evropë dhe SHBA, ku bursa e Wall Street-it ra me 10 përqind, në ditën më të keqe të saj që nga e hëna e zezë e 1987, një rënie kjo e pasqyruar edhe në Londër. Katër qytete në Katalonjë të Spanjës u izoluan të enjten, një risi kjo për vendin.

 

Top Channel