Si pasojë e gjendjes aktuale epidemiologjike në të cilën ndodhet vendi, lidhur me përhapjen e koronavirusit, Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri njofton të gjithë shqiptarët se do të ndërpresë shërbimet të lidhura me marrjen e shtetësisë, gjendjen civile, kërkimin e dokumenteve, lëshimin e dëshmive për kthim, si edhe lëshimin e pasaportave dhe vizave përveç rasteve emergjente.

Në njoftim shkruhet gjithashtu se aplikuesit të cilët tashmë kanë dorëzuar dokumentat për marrjen e vizës do të ketë një orar të caktuar që ata ti marrin në degën kosullore. Në njoftim thuhet gjithashtu se të gjithë ata shtetas që shfaqin simptoma të kësaj pandemie duhet të vetizolohen detyrimisht në shtëpi për 14 ditë nga data e mbërritjes në Rusi.

Njoftimi i plotë:

Top Channel