22 vjeçarja nuk i “trembet” kronavirusit, lëpin bidenë e tualetit

16/03/2020 20:30

“Higjena”, “lani duart”, “qëndroni në shtëpi” “mbani distancë nga njëri-tjetri”, këto janë disa nga këshillat që po dëgjohen gjerësisht këto kohë, për të minimizuar në këtë mënyrë përhapjen e koronavirusit të ri.

Mirëpo, një vajzë 22 vjeçare në Miami, ka injoruar këto rregulla dhe është parë duke lëpirë një mbajtëse tualeti, shkruajnë mediat e huaja. Ava Louise nga Miami i SHBA-ve, është kritikuar ashpër nga përdoruesit e rrjeteve sociale, për shkak të një video që ajo kishte postuar në aplikacionin “Tik Tok”, për të cilën ajo pretendon se është bërë si pjesë ë një “sfide për koronavirusin”.

E reja shihet teksa mbështet në ulësen e tualetit të një aeroplani dhe më pas e lëpinë atë. Video, të cilën fillimisht Ava e ndau në “Tik Tok” dhe më pas në “Twitter”, nxiti një valë të gjatë kritikash në drejtim të saj, nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët shpreheshin se Ava thjesht kërkonte vëmendje.

Sakaq, e reja duket e pa shqetësuar nga pandemia që ka alarmuar të gjithë globin, ku si pasojë e përhapjes deri më tani janë konfirmuar të infektuar më shumë se 170,000 mijë persona ndërsa më shumë se 7000 mijë të tjerë kanë humbur jetën, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel