Qeveria me dorë të hekurt/ Kush lëviz me makinë i pa autorizuar i bllokohet mjeti dhe 3 vjet heqje patente

15/03/2020 17:42

Ministria Ogerta Manastirliu ka bërë me dije masat administrative që do të kenë personat që nuk zbatojnë rregullat në këtë kohë të vështirë që jemi.

Sa u përket personave që dalin në qarkullim pa autorizim u hiqet patenta për 3 vjet.

“Drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk zbatojnë ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit, publik dhe privat, përfshirë automjetet private, në zonat dhe oraret e përcaktuara nga organet  kompetente, dënohen me heqje  të lejes së drejtimit për një periudhë tre vjeçare dhe me bllokim të mjetit. Nga ky rregull përjashtohen personat e autorizuar nga organet kompetente”.

Top Channel