Qeveria e Kosovës, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka marrë vendim që të shpallë emergjencë për shëndetin publik.

Sipas vendimit, obligohen institucionet e Qeverisë së Kosovës të veprojnë konform Planit të reagimit kombëtar dhe aktivizimit të funksionit mbështetës emergjentë 8 – FME8 shëndeti publik dhe shërbimet mjekësore.

Ky funksion përfshin edhe ofrimin e shërbimeve mjekësore kudo që është e nevojshme dhe jo vetëm në objektet shëndetësore.

FME8 ndahet në tri shtylla: Shëndeti publik dhe ndihma mjekësore, pajisjet dhe furnizimet mjekësore si dhe menaxhimi dhe transportimi i të plagosurve dhe të vdekurve.

Funksioni mbështetës emergjent 8 për shëndetin publik dhe shërbimet mjekësore përfshinë:

1. Shëndeti publik dhe ndihma mjekësore (FME 8) – ekziston nevojë domethënëse për shëndet publik dhe ndihmë mjekësore, përfshirë shërbimet e shëndetit mendor.

Ndihma mjekësore është e nevojshme jo vetëm në objektet mjekësore, por në pikat e evakuimit të të plagosurve, në pikat dhe strehimoret e të evakuarëve dhe të refugjatëve dhe në lokacionet tjera për mbështetjen e operacioneve fushore. Për më tepër çdo nevojë kontaminuese rrit nevojën për asistencë teknike.

2. Pajisjet dhe furnizimet mjekësore (FME 8) – ekziston nevoja për sasi të mjaftueshme të preparateve farmaceutike për qëllime parandaluese dhe terapeutike, si dhe personel të kualifikuar mjekësor.

Sigurimi i vaksinave për parandalim të sëmundjeve të caktuara ngjitëse që mund të paraqiten gjatë katastrofave.

3. Menaxhimi dhe transportimi i të plagosurve dhe të vdekurve (FME 8) – resurset qendrore mund të kërkohen për zbatimin e menaxhimit të transportit dhe kujdesit për viktimat e sëmura, plagosura apo ekspozuara, nëse numri i tyre është jashtëzakonisht i madh. Num ri i pafund i të plagosurve ka gjasa t’i mbingarkojë kapacitetet në dispozicion të shërbimeve mjekësore regjionale dhe lokale.

Top Channel