Përputhen/ Edona e zgjedh në takim, Erditi kërcënon largimin nga emisioni

15/03/2020 18:38

Top Channel me “E Diell”, pa dyshim që ka hyrë në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve çdo të dielë. Rubrika është një nga më të diskutuarat për momentin, për dinamikën që ndodh në studio. Takimet, debatet, të papriturat, surprizat, janë disa nga elementët që ky spektakël ia transmeton publikut me doza të larta.

Puntatën e sotme në minutat e fundit të rubrikës ndodhi një gjë e padëgjuar më parë në këtë emision. Endriti, djali më i ri që i është bashkuar panelit të djemve, shfaqi mërzi kur Edona, njëra nga vajzat, e zgjodhi për takimin e radhës. Por ai e argumentoi këtë shqetësim duke u shprehur se i ka bërë një premtim Inës, se do të dalë vetëm me të dhe dëshiron t’i qëndroj besnik fjalëve që ka thënë. Ky reagim i tij, e mërziti jo pak Edonën, e cila hoqi dorë nga zgjedhja e saj fillestare, pra Endritin, dhe zgjodhi Vangjelin për një takim.

Edona: Po zgjedh Endritin më pëlqen tipi i tij dhe dua ta njoh më shumë, duket pak i mërzitur.

Olti Curri: Thuaj jo, thuaj jo dhe qëndro besnik asaj që the për Inën. Thuaj jo.

Endriti: Dëshiron të më vendosësh në pozitë të vështirë ti tani.

Nevina: Përse reagove ashtu.

Endriti: Sepse nuk dëshiroja të dilja nga fjala e dhënë.

Geri: Je i djegur me këtë ti. Harroje. (I referohet Inës)

Endriti. Meqenëse jam i djegur dhe mua Edona ma bëri me të futur. Unë po dal me Edonën.

Edi Manushi: Prit një sekondë se tani ndryshoi mendje kjo. Ke ndryshuar mendje apo dëshiron të dalësh me Endritin.

Endriti: Nuk vij më unë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA