Qytetarët e Vlorës vijojnë të “shijojnë” lëvizjet buzë detit por dhe duke luajtur domino në lulishtet e Vlorës.

Këtë të diel, rrugët kanë qenë të populluara , dhe pensionistët që luajnë domino shprehen se nuk kemi frikë nga ky virus,sinkron pensionistët.

Ndërkohë që drejtori i Inspektoriatit shëndetësor të Vlorës, Lorenc Rexho shprehet se kanë vijuar kontrollet tek të gjitha lokalet dhe restorantet, ku të gjithë janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit për ti mbajtur mbyllur, por dhe ato lokale që kanë qenë hapur janë këshilluar duke mos aplikuat masa administrative.

Lokalet dhe restorantet në gjithë qytetin e Vlorës kanë qenë të mbyllura veçse qytetarët vijojnë të dalin nga shtëpia për të bërë shëtitje buze detit.

Top Channel