Në spitalin infektiv vijon beteja për të shpëtuar jetën e të prekurve nga Covid 19 ndërsa në drejtorinë e përgjithshme të tatimeve ka nisur një tjetër betejë e rëndësishme ndaj abuzuesve të çmimeve.

Për këtë qëllim në dispozicion të qytetarëve është në dispozicion numri i gjelbër pa pagesë 0800 14 14, ku të gjithë mund të bëjnë denoncime të rasteve të abuzimit me çmimet.

Deri më tani përmes kësaj linje të gjelbër kanë mbërritur më shumë se 100 denoncime. Nga verifikimet e rasteve në terren ka rezultuar se disa farmaci dhe pika shitjesh të fruta perimeve kanë abuzuar me çmimet. Kryeministri Edi Rama bëri publik një akt normativ me ndëshkime për ata që abuzojnë.

”RRITJA ABUZIVE E ÇMIMIT TË SHITJES TË TË GJITHA MALLRAVE DHE PRODUKTEVE USHQIMORE, BARNAVE, PAJISJEVE MJEKËSORE DHE SHËRBIMEVE, NË KRAHASIM ME ÇMIMIN E TYRE NË SHITJE TË RREGULLT TË TREGTUAR NË MUAJT PARAARDHËS NGA DATA E HYRJES NË FUQI TË KËTIJ AKTI NORMATIV DHE PËR PRODUKTET SEZONALE, SIPAS ÇMIMIT TË TREGTUAR NË TË NJËJTËN PERIUDHË KOHORE TË VITIT PARAARDHËS NGA DATA E HYRJES NË FUQI TË KËTIJ AKTI NORMATIV, KUR NUK VJEN SI PASOJË E ÇMIMIT NGA IMPORTI I TYRE, DËNOHET ME GJOBËN 5 000 000 (5 milionë) LEKË PËR SHITJEN ME SHUMICË DHE 100 000 (njëqind mijë) PËR SHITJEN ME PAKICË. NË RAST PËRSËRITJEJE SUBJEKTIT I MBYLLET VEPRIMTARIA PËR 6 MUAJ”.

Është koha që të gjithë të bashkëpunojmë dhe solidarizohemi për të përballuar këtë situatë të vështirë, jo për të abuzuar. E nëse të gjithë ne përballemi me abuzime të çmimeve, nuk duhet të hezitojë e ta denoncojë në numrin 08001414.

Top Channel