Në Elbasan “nuk pyesin” për koronavirus, marrin nusen me pajton
15/03/2020 10:52
ELBASAN- Edhe pse Shqipëria është në ditën e tretë të “shtet-rrethimi” duke se për disa familje në Elbasan jeta vijon normalisht edhe pse në vend është rreziku i lartë për infektim nga koronavirusi.
Top Chanel sjell pamjet e një dasme rome në Elbasan. Familjet duke ditur që nuk lejohet qarkullimi i mjeteve kanë vendosur që nusen ta marrin me pajton.
Ndërkohë në Shqipëri numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 38 ndërsa një e moshuar në Durrës ka humbur jetën.
Top Channel