Një qytetar i vetëkarantinuar familjarisht prej pesë ditësh, ngre pikëpyetje sa i takon pagesave të taksave dhe siguracioneve të automjeteve.

“A kemi penalizim nëse nuk i paguajme në kohë?”- pyet ai.

Nisur nga e gjitha kjo, Blendi Gonxhe, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor tha për Top Channel se çdo afat e çdo skadencë, mbi taksat e qarkullimit të mjeteve rrugore, dhe çdo dokumenti tjetër të lëshuar nga DPSHTRR, që nuk mundësohet dot si rinovim ose lëshim vetëm online, konsiderohen prekluzive, do të pezullohen këto afate dhe kur të hapen sportelet do nisë llogaritja e ditëve të mbetura nga dita që u ndërpre zyrtarisht shërbimi.

“Pra askush të mos ketë stres as shqetësim për kamata a gjoba”, u shpreh Gonxhe.

Top Channel