Bizneset në Kosovë kanë kërkuar vendime të shpejta nga qeveria për shkak të situatës së koronavirusit. Oda Ekonomike e Kosovës, ajo Ekonomike Amerikane në Kosovë, ajo e Afarizmit, Klubi i Prodhuesve dhe Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve, përmes një konference për shtyp paraqitën kërkesat e komunitetit të biznesit kundrejt ekzekutivit. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukici, tha se cështja kryesore është të mos ndalet prodhimi.
Kërkesat kryesorë të biznesmenëve janë : shtyrja ose riprogramimi i kredive që të mos ketë trysni tek bizneset ose qytetarët; shtyrja e raportimit financiar; nxjerrja e një rregullore që jep sqarime mbi masat e marra, siç është qëndrimi I njërit prind në shtëpi, ndërsa kanë propozuar edhe një pako mbështetëse për bizneset. Sipas Rukicit, edhe pse kërkesat janë dërguar, nga qeveria nuk ka ende ndonjë reagim.

Bizneset në Kosovë kanë kërkuar vendime të shpejta nga qeveria për shkak të situatës së koronavirusit. Oda Ekonomike e Kosovës, ajo Ekonomike Amerikane në Kosovë, ajo e Afarizmit, Klubi i Prodhuesve dhe Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve, përmes një konference për shtyp paraqitën kërkesat e komunitetit të biznesit kundrejt ekzekutivit. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukici, tha se çështja kryesore është të mos ndalet prodhimi.

Top Channel