Britania kontakton 100 mijë ish-ushtarë të jenë të gatshëm në rast lufte, ministri i Mbrojtjes: Dua një vend të përgatitur, jo të alarmuar 26/11 18:27
IRAN- Rastet e koronavirusit në Iran janë rritur në 13.938. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour.
Ndërkohë edhe vdekjet u rritën në 724, me një rritje prej 113 rasteve brenda një dite, ndërsa 4,790 njerëz u shëruan.
Për të përballuar urgjencën, autoritetet kërkuan që popullsia të qëndronte e mbyllur në shtëpi.
“Anuloni të gjitha udhëtimet tuaja dhe qëndroni në shtëpitë tuaja. Vetëm atëherë do të shohim përmirësime,” tha Jahanpour.
Top Channel