Frika nga Covid-19/ Dita e 3-të e ndalimqarkullimit, rruga drejt Rinas-it, ”e boshatisur”

15/03/2020 12:08

Që prej datës 13 mars 2020, të gjithë pasagjerët që duhet të udhëtonin nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt destinacioneve të tjera – përveç Italisë, fluturimi drejt të cilave është anuluar, ju kërkohej që të kenë me vete, të printuar ose foto, biletat e tyre të udhëtimit, kështu njoftuan autoritetet e TIA.

Por, siç shihet dhe në pamjet e sjella në redaksi nga gazetarja Anila Hoxha, në aksin kombëtar që të çon në aeroportin ‘’Nënë Tereza’’ rruga duket e zbrazët. Nuk shihet as edhe një makinë e vetme të qarkullojë në këtë aks, mesa duket frika nga virusi vdekjeprurës i ka kapluar të gjithë qytetarët të cilët kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi.

‘’Qëndroni në shtëpi’’ kanë qenë thirrjet e shumta nga qeveria dhe jo vetëm, për të gjithë shqiptarët, një mënyrë kjo për të parandaluar përhapjen e Covid-19, gjë e cila po zbatohet me përpikmëri.

Top Channel