Me vendim të Qeverisë së Kosovës, Komuna e Vitisë dhe ajo e Klinës janë futur në karantinë prej sonte në mesnatë.

Mediafokus, ka kontaktuar në Stubëll me krijuesin dhe studiuesin e mirënjohur, Sarë Gjergji, i cili është i afërm i personit të prekur me virusin COVID-19. Ai ka treguar se të gjithë familjarët tjerë ndjehen mirë dhe nuk kanë asnjë shenjë të virusit. “Personi që është diagnostifikuar me Coronavirus ka ardhur nga Italia dhe i njëjti ka pasur probleme të vazhdueshme shëndetësore – kronike. Ai është i afërm i imi. Përndryshe, familjarët ku ka qëndruar ai, nuk kanë asnjë shenjë të virusit”, ka thënë Gjergji. “Sa i përket gjendjes në Stubëll, çdo gjë është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik. Organet dhe kryesia e fshatit është në koordinim dhe në bashkëpunim të plotë me institucionet e Vitisë”, shton ai. Mesazhi i krijuesit e studiuesit të njohur kosovar, Sarë Gjergji është që të ruhet qetësia, të sillemi konform situatës dhe të zbatohen të gjitha rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe organeve komunale.

Top Channel