Fabio Cannavaro në karantinë në Kinë: Është kthyer normaliteti, bota e nënvlerësoi koronavirusin

15/03/2020 16:46

Ish-mesfushori i Italisë, tashmë trajner i Guangzhu në superligën e Kinës tha sot se Kina është kthyer tashmë në njëfarë normaliteti dhe së shpejti pritet të nisë kampionati i futbollit.

“Rrugadalja nga kjo situatë është padyshim vetëm modeli i Kinës. Së shpejti do të kthehemi por autoritetet na kanë vendosur në karantinë ne italianët dhe rregullat duhet respektuar gërmë për gërmë. Më e keqja në Kinë ka kaluar por për 14 ditët e ardhshme duhet të qëndroj në hotelin e klubit, megjithse nuk kemi të infektuar.

“Kam besim se dhe Itali do të rikthehet në normalitet, mjafton të ndiqen rregullat. Këtu tashmë është rikthyer jeta,janë hapur restorantet, dirtat janë ndezur, duket se emergjencën e kemi lënë prapa. Edhe në Vuhan pashë në lajmet që po rihapen fabrikat.

“Kam frikë për familjentime në Napoli por u kam thënë me seriozitet të qëndrojnë në shtëpi, të mos dalin. Kjo nuk është një grip i zakonshëm, ka një agresivitet unik. Duhen mbrojtur prindërit tanë, gjyshërit”, tha ai mes të tjerash.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel