Edhe Spanja në hapat e Italisë? Rritet ndjeshëm numri i viktimave

15/03/2020 18:49

Italia është vendi që ka më shumë vdekje sa i përket Koronavirusit në Europë me 1809 viktima, ku 368 janë shënuar vetën në ditën e fundit.

Pas Italisë në Europë vjen Spanja ku edhe aty kanë filluar që të rriten me hapa të frikshëm numri i të vdekurve Ku në dy ditët e fundit kanë ndërruar jetë mbi 200 persona, ku vetëm në ditën e fundit janë 113 viktima.

Sa i përket të prekurve Italia ka 20603 raste aktive ku 1518 janë në gjendje kritike. Ndërsa Spanja ka 6989 raste aktive, ku 272 janë në gjendje kritike.

Edhe pse me 5563 raste aktive, Gjermania është më pak e prekura ku ka vetëm 11 viktima, 2 në 24 orët e fundit.

Top Channel