6 orë në këmbë për të mbërritur në shtëpi/ Rikthehen dhjetëra shqiptarë që punonin në Mal të Zi

15/03/2020 18:39

Pasi mësuan përmes mediave se ditën e Dielë në mbrëmje, dogana e Hanit të Hotit do të ulë trarët për të bllokuar hyrjet dhe daljet e qytetarëve në kuader të masave mbrojtëse ndaj koronavirusit, dhjetëra shqiptarë punonjës në Mal të Zi, vendosen të rikthehen në Shqipëri pranë familjeve të tyre.

Më të mbërritur në Han të Hotit, në mungesë të transportit publik, ata u nisën ne këmbë dhe pas 6 orësh mbërritën në Shkodër.

Në Mal të Zi, kryesisht në trevat shqipfolëse të Ulqinit dhe Tuzit janë dhjetëra shqiptarë që punojnë kryesisht në ndërtim dhe në bujqësi.

Pas masave të marra nga shteti fqinj, ata janë detyruar të kthehen në shtëpitë e tyre.

Top Channel