Bota është në luftë me koronavirus, ku nga të gjithë qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi. Kjo vlen edhe për qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë jashtë vendit.

Për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës hyrja në Kosovë do të jetë e pamundur dhe këshillohet që të mos lëvizet por të qëndrohet në vendet ku ndodheni.

Ja njoftimi i plotë:

Për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët janë jashtë vendit dhe kanë dëshirë të kthehen në

Kthimi nëpërmjet aeroporteve të vendeve të rajonit është i pamundur. Tash, pas vendimit të fundit të Qeverisë së Malit të Zi për masat shtesë për parandalimin e COVID-19, qytetarët e Republikës së Kosovës nuk kanë mundësi të hyjnë në shtetet e rajonit, si tranzit për të arritur në Kosovë.

Në këtë situatë zgjidhja më e mirë është të qëndroni në vendet ku jeni aktualisht. Në rast se qendrimi juaj do ta tejkalojë kohën e mundësuar nga viza të cilën e keni, ju lutem vendosni kontakt me Ambasadën e Republikës së Kosovës në vendin ku ndodheni, për t’u pajisur me certifikatën e cila ua arsyeton qëndrimin e tejkaluar kohor.

Pa panikë, por me kujdes të shtuar.

Top Channel