Forcat e rendit në Iran do të spastrojnë të gjitha rrugët në 24 orët e ardhshme për të testuar të gjithë qytetarët për COVID-19, teksa epidemia ka marrë përmasa të papërmbajtshme, duke vrarë më shumë se 500 njerëz e duke infektuar më shumë se 11 000 në vendin me rreth 80 milionë banorë.
Por megjithë mbylljen e shkollave dhe ndalimin e lëvizjeve dhe lutjeve për festën e Novrusit numri i vdekjeve dhe infektimeve ka vazhduar të rritet.
Dje lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei urdhëroi përfshirjen e ushtrisë në uftën kundër koronavirusit.
Sipas këtyre urdhërave kreu i forcave të armatosura Major Gjeneral Mohammad Bagheri tha pas një mbledhjeje emergjente se një komision i ri është ngarkuar me mbikqyrjen e zbrazjes së dyqaneve dhe rrugëve në 24 orët në vijim.
“Gjatë dhjetë ditëve të ardhshme i gjithë kombi irlaian do të monitorohet nga hapësira kibernetike, me telefon deh nëse është e nevojshme personalisht për identifikimin e të gjithë atyre që mund të jenë të sëmurë”, tha ai.
Lajmi i bllokadës totale vjen teksa Irani regjistroi 85 vdekje të tjera brenda ditës nga koronavirusi i ri.
“Për fat të keq 85 njerëz të infektuar me COVID-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit”, tha zëdhënësii shëndetësisë Kianoush Jahanpour.
Në total 514 janë vrarë nga sëmundja, nga rreth 11,364 raste të konfirmuara në Iran.
Disa politikanë dhe zyrtarë të lartë janë infektuar, nga të cilët i fundit ishte Ali Akbar Velayati, këshilltari i liderit suprem për politikën e jashtme.
Top Channel