Indianët “besojnë” se kanë gjetur kurën kundër koronavirusit, pijnë urinën e lopës

14/03/2020 20:23

Qindra adhurues hindu në Indi organizuan një festë të pirjes së urinës së lopës, me bindjen se kjo pije do të mbaj larg koronavirusin nga ata.

Aktualisht ende nuk ka një vaksinë për të “luftuar” këtë pandemi (e cilësuar së fundmi me këtë term nga OBSH), e cila deri tani në të gjithë globin ka infektuar më shumë se 150,000 mijë persona ndërsa më shumë se 5,400 mijë të tjerë kanë humbur jetën, shkruajnë mediat e huaja.

Të alarmuar nga këto të dhëna, një grupim i quajtur “Akhil Bharat Hindu Mahasabha”, mirëpritën “festën” e pirjes së urinës në kryeqytetin e vendit Delhi, me shpresën për t’u mbrojtur nga kjo e keqe. Ky manifestim u “përqafua” nga rreth 200 persona dhe organizatorët shprehen që këtë organizim ta zhvendosin dhe në qytetet e tjera të vendit, e cila deri më tani ka konfirmuar 84 persona të infektuar dhe dy viktima, si pasojë e virusit famëkeq.

“Ne e kemi pirë urinën e lopës për 21 vite, ne gjithashtu bëjmë banjë në gropën e kësaj kafshe të shenjtë”, u shpreh Om Prakash, një person i pranishëm në festë.

FOTO GALERI
11/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA