Studimi: Koronavirusi mund të jetojë në ajër për disa orë dhe shumë më tepër nëpër sipërfaqe

13/03/2020 16:58

Një studim i ri zbulon se koronavirusi i ri mund të mbijetojë në ajër për afro dy orë dhe për gati dy ditë në disa sipërfaqe, çka shpjegon se përse është aq e vështirë për ta kufizuar.

Në një dokument të publikuar kësaj jave studiues amerikanë thanë se teoria e transmetimit nga ajri është e besueshme pasi virusi mudn të qënrojë për disa orë në të.

Studiuesit thanë se piklat ose pjesëzat e virusit mund të jetojnë deri në katër orë në sipërfaqet e bakrit, deri në 24 orë në sipërfaqet e kartonit dhe më e rrezikshmja, dy deri në tre ditë në sipërfaqet e plastikës ose të çelikut inoks.

Këto zbulime paraprake tregojnë se përse koronavirusi po rezulton kaq i vështirë për t’u përmbajtur.

Koronavirusi është përhapur deri tani në të paktën 115 vende të botës duke infektuar të paktën 126,000 njerëz që kur u shfaq për herë të parë në Vuhan të Kinës në fund të dhjetorit.

“Prej disa kohësh transmetimi nga ajri ka qenë një dyshim i fortë,” tha Dr Bharat Pankhania, i universitetit britanik të Exeter. “Njohuria e përgjithshme është transmetimi me anë të piklave por për një përhapje kaq të gjerë me siguri ka mënyra të tjera kalimi.”

Tashmë gjatë epidemisë së koronavirusit 3,000 punonjës të mjekësisë janëinfektur me sëmundjen. Dr Pankhania thotë se nëse virusi konfirmohet se transmetohet nga ajri do të jetë më e vështirë të mbrohen punonjësit e shëndetësisë.

Studimi analizoi se për sa kohë virusi jetonnë material të ndryshme dhe rezultatet ishin të ngjashme me ato për sindromën akute respiratore (Sars) që nuk mbeteshin prapa shpejtësisë së përhapjes së Covid-19.

 

“Gjithsesi për momentin rreziku kryesor lidhet me teshtimën dhe kollitjet pasi dhe përhapja nga sipërfaqet është rjedhojë e këtyre,” tha Jonathan Ball, profesor virologjie në University of Nottingham.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA