Regullatorët shëndetësorë të SHBA kanë aprovuar një test për koronavirusin e ri që do të shpejtojë me 10 herë aftësinë për të testuar pacientët, duke zgjidhur një pengesë serioze në përpjekjet e përmbajtjes së pandemisë.
Administrata shëndetësore SHBA dhe “autorizim për përdorim emergjence” për testin e kompanisë zvicerjane Roche Holding që raportohet se mund të testojë 4000 njerez ne ditë, që është i gatshëm edhe në Evropë.
“Me këtë po përshpejtojmë 10 shpejtësinë e testimit,” tha kreu i degës së diagnostikës së kompanisë, Thomas Schinecker.
Testimi mund të jetë thelbësor për kufizimin e përhapjes pasi i lejon punonjësve të shëndetësisë të identifikojnë e të izolojnë pacientët edhe kur ata nuk shfaqinsimptoma. Kjo mund të reduktojë numrin e infeksioneve gjatë kohës së prodhuesit të krijojnë trajtime më të mira për sëmundjen dhe rrjedhimisht vaksinën kundër saj.
Top Channel