Foto: Tiranë

Në vijim të masave të marra për të frenuar përhapjen e mëtejshme të Covid-19 në Shqipëri dhe uljen kështu të të infektuarve është vendosur që nga ora 6 e mëngjesit të ditës së sotme dhe deri të dielën në mesnatë të mos lejohet qarkullimi i automjeteve private në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë.

Kështu, mëngjesi e gjeti Tiranën, Durrësin, Shkodrën, Lezhën, Elbasanin, Lushnjën, Fierin dhe Vlorën shumë më qetë se zakonisht; pa trafik të rënduar dhe zhurma borish makine.

Përgjatë orëve të para të mëngjesit është parë se disa shtetas kanë tentuar të qarkullojnë pa makina të autorizuara, çka ka sjellë ndalimin e menjëhershëm të tyre, që do të pasohet nga një procedim penal sipas ligjit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA