Me stil kinez, Rusia nxiton të ndërtojë spital të ri koronavirusi megjithse ka vetëm 34 raste

13/03/2020 18:29

Autoritetet në Moskë po nxitojnë të kopjojnë stilin kinez duke ndëtuar me shpejtësi një spital të posaçëm 100 milionë euro për të përbalur rritjen e pritur të rasteve të koronavirusit vrasës megjithse shifra e tyre aktuale e të infektuarve është vetëm 34.

Kryebashkiaku Sergey Sobyanin ka urdhëruar ngritjen e shpejtë të spitalit që do të jetë të paktën 250 metra lard ndërtesës më të afërt rezidenciale dhe rreth 60 km në jugperëndim të Kremlinit.

‘Ju garantoj se nuk do të përbëjë rrezik për popullatën lokale dhe ju kërkoj të kuptoni vendimin tim’ tha kryebashkiaku duke njoftuar se ndërtimi kanisur.

23 prej rasteve ruse me koronavirus janë identifikuar në Moskë.

Sobyanin tha se spitali do të dërtohet me material të parqafabrikuara por do të pajiset me aparaturat më të avancuara mjekësore dhe mbetjet e lëngshme do të kanalizohen drejt pajisjeve të posaçme autonome për dekontaminim.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel