Maskat të lënë shenja në fytyrë, mjekët gjejnë zgjidhjen epike

13/03/2020 20:20

Padyshim në këtë situatë që ndodhemi e gjithë merita i është atribuuar infermierëve dhe mjekëve, të cilët janë duke “luftuar” kundër koronavirusit të ri, të njohur zyrtarisht si COVID-19. Pikërisht janë ata kanë lënë pas çdo gjë dhe ndodhen në “vijë të parë” për të mposhtur këtë të keqe.

Së fundmi disa foto janë bërë virale në rrjete sociale. Në to shihen infermierë, të cilët kanë pësuar deformime në fytyrë dhe plagë të lehta, si pasojë e përdorimit të tepërt të maskave. Pamjet më të fundit në vijnë nga Koreja e Jugut, infermierët e së cilës kanë gjetur një mënyrë rrethanore për të parandaluar plagët dhe dhimbjet e shkaktuar nga trysnia e ushtruar nga maskat. Këto infermierë, aplikojnë në fytyrat e tyre çdo gjysmë ore fasha, për të shmangur në këtë mënyrë dhimbjet e shkaktuara. Ata janë cilësuar nga qytetarët si heronj dhe janë vlerësuar së tepërmi për asistimin që po i bëjnë qytetarëve :

“Ju djem jeni me të vërtetë heronj për mua. Unë jam pafundësisht mirënjohës për ju. I gjithë kombi është në dorën tuaj”, u shpreh një përdorues i rrjeteve sociale. Sakaq, deri më tani në Korenë e Jugut rreth 7.800 persona janë konfirmuar të infektuar me virusin famëkeq, ndërsa rreth 66 të tjerë kanë humbur jetën. Ndërkohë që në të gjithë botën deri më tani rreth 139.630 mijë persona janë shpallur të infektuar ndërsa rreth 5.120 të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e epidemisë vdekjeprurëse.

FOTO GALERI
11/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA