Koronavirusi/ New York merr pamjen e një ‘qyteti fantazmë’

13/03/2020 21:46

New York ka marrë pamjen e një “qyteti fantazmë”, kjo pasi qytetarët iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së kryebashkiakut Bill de Blasio, i cili me anë të një konference shtypi deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme, si pasojë e kronavirusit të ri që ka përfshirë vendin.

Gjatë fjalës së tij, De Blasio, konfirmoi se deri më tani në New York janë diagnostikuar të infektuar 421 persona. Ndërkohë që prej të dhënave të fundit numri i të infektuarve është rritur me të paktën 96 raste të reja.

Megjithatë edhe pse kreu bashkiak ka deklaruar që qytetarët të marrin masat nga kjo situatë kaotike, ai ende nuk ka urdhëruar mbylljen e shkollave në vend. Por nga krahu tjetër shumë metro dhe rrugë të qyteteve janë pare thuajse të zbrazura. Për më shumë ju ftojmë të shikoni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
12/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA