Organizata Botërore e Shëndetësisë tha sot se është tashmë Evropa epiqendra e re koronavirusti të ri vrasës, me më shumë raste ditore se Kina, teksa vendet nxitojnë të ndërtojë spitale e qendra trajtimi për t’u përballur me virusin.
Kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha njoftimin teksa ankohej për kalimin e kufirit tragjik të 5000 vdekjeve nëkontinent nga Covid-19.
‘Evropa ka tashmë më shumë raste infektimi se e gjithë bota bashkë, përveç Kinës’, tha ai duke iu fereruar kontinentit me popullsi prej rreth 740 milionë.
Ai shtoi se tashmë në Evropë po raportohen më shumë raste të reja në ditë se në Kinë nëlumin e epidemisë.
Tedros nuki shoqëroi komentet me statistika por prej të hënës shifra e të infektuarve në Evropë është rritur me rreth 16,000 pra me një mesatare prej 4,000 në ditë.
Në kulmin e krizës infektive në Kinë në fillim të shkurtit autoritetet raportonin rreth 3000 raste të reja në ditë.
Ndërkohë spitale emergjence po ngrihen në shtete të ndryshme të Evropës, teksa paniku përhapet.
Mjekët po punojnë në tenda nga Italia dhe Polonia ndërsa të sëmurët po trajtohen në krevate të përkohshme. Numri i të vdekurve në Evropë arrin në 1,200 me shumicën derrmuese ne Itali.
Franca ka nisur zgjerimin e kapaciteteve të spitaleve dhe pritet të ndalojë udhëtimet.
Spanja e Bullgaria kanë shpallur emergjencën kombëtare. Katër qyteza pranë Barcelonës janë vendosur në karantinë pasi numri i të vdekurve ka arritur në 120.
Top Channel