Për të plotësuar detyrën e tyre si nëna të përkoshhme infermieret në Kinë po mësohet të mbajnë bebet e nënave të infektuara.
Duke përdorur dezinfetues duarsh me tharje të shpejtë, infermierja Yuan Zhijun, e veshur me mjete mbrojtëse shkrin qumështin pluhur në ujë të nxehtë dhe ushqen dy-muajshin e quajtur Dongdong e më pas ecën në majë të gishtave për ta vënë gjumë.
Kur Dongdong bie në gjumë, Yuan e vë atë me kujdes në djep me një ndjenjë lehtësimi dhe lodhje në krahë.
25 vjeçarja Yuan, është mjeke e repartit respirator në spitalin e fëmijëve në Vuhan kryeqytetii provincës Hubei.
Dongdong erdhi në spital në 22 shkurt kur nëna e tij, babai e gjyshi ishin të gjithë të infektuat mekoronavirusin e ri, prandaj mbeti vetëm, dhe infermierja Yuan mori detyrat e kujdesjes për të derisa familjarët të shëroheshin për ta marrë përsëri.
“Në fillim nëna e Dongdongv ishte e tmerruar ta linte të birin me ne deh pyeste vazhdimisht për të,” thotë Yuan duke shtuar se më pas krijoi një grup në rrjetet e komunikimit ku familjarët të shihnin sesi shkonte i vogli me kudjdestarët e rinj në spital, derisa u qetësuan.
Top Channel