Dhoma e Përfaqësuesve është duke u përgatitur për mundësinë që anëtarët e stafit të Kongresit do të mund të detyrohen nga shtëpia për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Përgatitjet po bëhen duke u nisur “nga rrethanat unike dhe të pazakonta që paraqet koronavirusi”. Rregullatorët financiarë amerikanë, thotë VOA, po bëjnë gjithashtu gati planet e emergjencës pasi ka raste të COVID-19 në periferi të Uashingtonit, Nju Jork, San Francisko dhe Nju Xhersi, të gjitha këto vende ku kanë zyra agjencitë rregullatore si Komisioni i Sigurimeve dhe Shkëmbimeve, Komisioni i Tregtimit të Mallrave dhe rregullatorët bankarë . Agjencia e lajmeve Reuters njofton se agjencitë financiare janë duke lejuar më shumë punonjës të punojnë nga shtëpia duke kufizuar udhëtimin dhe duke anuluar konferencat.

Tregjet e aksioneve vazhdojnë të jenë të tronditura nga përhapja e virusit COVID-19 dhe ndikimi i kësaj pandemie në ekonomi. Bursa e Nju Jorkut u pezullua për 15 minuta për shkak se treguesi S&P 500 ra më shumë se 7 përqind në hapje. Po shtohet frika se përhapja e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara do të bllokojë rritjen ekonomike dhe do ta çojë vendin drejt recesionit. Shtëpia e Bardhë po shqyrton një sërë masash afatshkurtra për të zbutur tendosjen financiare për bizneset dhe punonjësit e prekur. Edhe tregjet europiane u goditën rëndë në orët e para të ditës ndërsa tregjet e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë shënuan një rënie prej 6%. Ulja e kërkesave për të udhëtuar, si rezultat i virusit të ri, po ashtu ka ndikuar në rënien e çmimit të naftës në tregjet botërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA