24/11 10:34
Policia franceze ka vërshuar sot pasdite te një universitet në Evry në periferi të Parisit, pas raportimeve se një njeri “i armatosur me bombë” ka marrë disa pengje brenda ndërtesës.
Studentët shiheshin që dilnin me vrap nga universiteti teksa një prej dshmitarëve raportoi në rrjetet sociale: “Njeri i armatosur me bombë në Universitetin e Evry.”
Fotot e marra jashtë ndërtesës së universitetit tregonin policë të aramtosur që rethuan librarinë e institucionit deh më pas vërshuan brenda saj.
Disa momente më vonë të shtëna u dëgjuan nga brenda, sipas disa dëshmitarëve.
Ngjarja është në vazhdim.
Top Channel