Grafitë shokuese të 44 vjeçarit kinez të vrarë nga koronavirusi tregojnë dëmin që sëmundja bën në mushkëri

12/03/2020 15:51

Imazhet me rreze X të një kinezi 44 vjeçar që vdiq nga koronavirusi tregojnë shkatërrimin që sëmundja bën në mushkëritë e pacientit.

Në to shihen njolla të bardha në cepat e mushkërive, në ato që radiologët quajnë opacitetii xhamtë, që është mbushja e xhepave të ajrit.

Këto anormalitete u identifikuan nga doktorët në skanimet e pacientëve të koronavirusit deh janë të ngjashme me ato të pacientëve që kanë vuajtur më parë gjatë epidemive të SARS e MERS.

Viktima 44-vjeçare punonte në një treg prodhimesh deti në Vuhan dhe tregon qartë anormalitetin.

Skanimet tregojnë sesi lëngu në xhepat e ajrit u bë më i theksuar me kalimin e kohës siç dallohet duke krahasuar imazhet nga A deri te F.
Mashkulli u shtrua në spital më 25 dhjetor 2019 me ethe e kollë për dy javë, e më pas u diagnostikua me pneumoni të rëndë respiratore. Megjithë trajtimet e marra ai vdiq një javë më vonë.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA