Firma kineze u thotë njerëzve të hanë mishin e qenit: Refuzoni kulturën e degjeneruar perëndimore

12/03/2020 18:09

Një kompani kineze u ka bërë thirrje njerëzve të vendit të vet që të mos tremben nga konsumi i mishit të qenit dhe të tregojnë “vetëbesim kulturor”, mes krizës së koronavirusit vrasës.

Fankuai Mish Qeni, me bazë në lindje të Kinës, dha thirrjen e saj në protestë të ligjit të propozuar që ndalon konsumin e ngrënies së kafshëve shtëpiake apo kafshëve të egra prej epidemisë së koronavirusit.

Sensacioni tjetër i apelit ishte pretendimi se ligji është krijuar për të kënaqur Perëndimin.

Megjithse kompania nuk kundërshton ndalimin e konsumit të kafshëve të egra ajo dënon përfshirjen e kafshëve shtëpiake në listë.

Në artikullin e publikuar prej saj thuhet se plani ishte “mohim i mijëra vjetëve të kulturës kineze të ushqimit”.

“Adhuruesit e qenit influencohen nga ide ekstremiste nga Perëndimi dhe kënaqin kulturën e degjeneruar perëndimore”, thuhej më tej, por postimi më pas u hoq prej ankesave të aktivistëve kinezë të kafshëve.
Deputetët në Shenzhen do të debatojnë ligjin pasi është kërkuar mendimi i 13milionë banorëve.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA