Britania e Madhe në kohë koronavirusi/ Aeroportet, metrotë dhe rrugët e qyteteve totalisht të zbrazura

12/03/2020 20:52

Tanimë nuk përbën më lajm që kronavirusi i ri ka alarmuar të gjithë globin. Vendi që së fundmi po njeh rritje të frikshme të personave të infektuar nga COVID-19, është Britania e Madhe. Fotot e publikuara në rrjete sociale tregojnë hapur gjendjen kaotike që ndodhet vendi ishullor.

Metrotë, aeroportet, dhe rrugët kryesore të qyteteve janë thuajse totalisht të zbrazura. Ndërkohë nga krahu tjetër kryeministri Boris Johnson, është shprehur se mbi 10 mijë persona dyshohen se janë infektuar nga virusi famëkeq në të gjithë vendin.

Si rrallë herë Aeroporti ”Heathrow” i Londrës, është thuajse bosh, ndërkohë raportet e publikuara e kanë krahasuar muajin shkurt të këtij viti me të vitin që lamë pas, me 4.8% ulje të pasagjerëve. Sakaq në Birmingham qytetarët kanë zgjedhur të vetë-izolohen në shtëpi, duke anuluar të gjitha aktivitetet e tyre të përditshme. Për më shumë rreth situatës në Britani, ju ftojmë të shikoni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
12/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA