Bilanci botëror i koronavirusit/ Sa ka shkuar numri i viktimave dhe të infektuarve

12/03/2020 10:53

Ditën e djeshme, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se përhapja e koronavirusit Covid-19 “mund të karakterizohet si pandemi”.

Teksa harta e koronavirusit vazhdon të zgjerohet, aktualisht numërohen 126,631 raste në mbarë botën, 4,638 vdekje dhe 68,325 të shëruar.

Numri më i lartë i vdekjeve shënohet në Kinë, aty prej nga ku shpërtheu dhe u shpërnda më tej Covid-19, me 3,169 të pajetë dhe 80,796 të prekur. Por ndërkohë që Kina duket se po ia del ta mbajë nën kontroll virusin e ri, në Itali situata shfaqet problematike, me 12,462 të prekur dhe 827 të vdekur.

Top Channel