Video/ Gruaja lind foshnjën në hollin e spitalit, kamerat e sigurisë filmojnë të gjithë momentin

11/03/2020 07:42

Një grua ia ka dalë mbanë të lindë djalin e saj në hollin e një spitali, ndërkohë të gjithë të pranishmit shikonin të habitur të gjithë skenën.

Julie Anne Longano dhe burri i saj Trent nxituan me shpejtësi në Spitalin Epworth Freemason në afërsi të Melbourne të Australisë, kur gruas i erdhën dhimbjet e lindjes. Sapo mbërritën në spital mjekët sollën me shpejtësi një karrige me rrota për ta transportuar gruan në sallën e operacionit.

Në momentin që stafi mjekësor mendoi për të fituar kohë duke përdorur ashensorin, gruas i shpërthyen ujërat dhe ishte shumë vonë për të bërë veprime të mëtejshme.

Disa sekonda më pas gruaja shihet teksa gjunjëzohet dhe arrin të sjell mrekullisht në jetë vogëlushin. Pamjet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë të spitalit. Sakaq, raportohet se gruaja dhe foshnja i porsalindur ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel