SHBA fillon tërheqjen e ushtarëve të saj nga Afganistani

11/03/2020 06:07

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në kuadrin e marrëveshjes së arritur me talebanët, fillon tërheqjen e parë të ushtarëve të saj në Afganistan. Sipas lajmit të Al Jazeera, zëdhënësi i forcave amerikane në Afganistan, koloneli Sonny Leggett, njoftoi se forcat amerikane (USFOR-A) kanë filluar procesin e pakësimit në 8.600 numrin e ushtarëve sipas kushtit brenda 135 ditëve, në kuadrin e Deklaratës së Përbashkët SHBA-Republika Islame e Afganistanit dhe në kuadrin e marrëveshjes mes SHBA-së dhe talebanëve.

Leggett, vuri në dukje se USFOR-A krahas zhvillimit të operacioneve në luftën kundër terrorizmit ndaj Al-Kaedës dhe DEASH-it, do të vazhdojë të përdorë të gjithë kompetencat e saj ushtarake për të përmbushur objektivat e saj për të mbështetur Forcat Kombëtare Afgane të mbrojtjes dhe sigurisë. Aktualisht SHBA ka rreth 12 mijë ushtarë në Afganistan. Marrëveshja e emërtuar si “Marrëveshja për të sjellë paqen në Afganistan” u nënshkrua në fund të muajit shkurt me një ceremoni të zhvilluar në kryeqytetin e Katarit, Doha, i cili është dhe vendi pritës i bisedimeve prej afro dy vitesh mes SHBA-së dhe talebanëve.

Marrëveshja në emër të SHBA-së u nënshkrua nga përfaqësuesi special i SHBA-së për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, ndërsa në emër të talebanëve nga kryetari i Zyrës Politike, Mullah Abdul Ghani Baradar. Në marrëveshjen e cila parashikon që SHBA, aleatët e saj dhe forcat e koalicionit të ulin brenda 135 ditëve në 8.600 numrin e ushtarëve të tyre në Afganistan thuhet se “Më shumë se 5,000 të burgosur anëtarë të Emiratit Islamik të Afganistanit i cili nuk njihet si shtet nga SHBA dhe që është i njohur si talebanët, si dhe mbi një mijë të burgosur nga ana tjetër do të lirohen deri me 10 mars 2020 dhe më pas do të fillojë dialogu politik mes afganëve”. Në marrëveshje gjithashtu ishte nënvizuar se talebanët do të sigurojnë që anëtarët e liruar të mos përbëjnë kërcënim për SHBA-në dhe aleatët e saj./AA

Top Channel