Nuk pi ujë/ Infermierja italiane flet për aktivitetin e tyre të lodhshëm

11/03/2020 07:20

Koronavirusi i ri ka alarmuar të gjithë globin. Deri më tani Italia është shpallur vendi i dytë i botës pas Kinës, që ka regjistruar numrin më të madh të viktimave dhe të infektuarve. Rreth 10.000 mijë persona ka qenë numri total të infektuarve në vendin përtej Adriatikut.

Në këtë listë rreth 631 persona kanë humbur jetën, 8514 të tjerë janë shpallur të infektuar ndërsa 1004 persona janë shëruar. Heronjtë e kësaj situate padyshim janë konsideruar mjekët dhe infermierët, të cilët punojnë pa reshtur për të “luftuar” epideminë vdekjeprurëse.

Një foto e një infermiereje në Itali është duke qarkulluar me shpejtësi në rrjete sociale. Infermierja ka postuar një foto në Instagram dhe i shihen qartë shenjat e nxira si pasojë e përdorimit të maskës së fytyrës.

“Jam shumë e lodhur fizikisht sepse masat e mbrojtjes mund të të lëndojnë. Këmisha që vesh më bën të djersij pa fund dhe kur e vesh nuk e heq për më shumë se 6 orë. Madje nuk mund të shkoj as në banjë apo të pi ujë” shkruan në postimin e saj infermierja italiane.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA