Drejtoria e burgut të sigurisë të lartë të Drenovës ka dhënë urdhër për ndalimin e takimeve mes të burgosurve dhe familjarëve, deri në një urdhër të dytë.

Në këto kushte, kur është e ndaluar kategorisht takimi i familjarëve me të burgosurit, me një urdhër të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, takimi do të bëhet sipas një forme të re.

Drejtoria e burgut, njofton se ka filluar instalimi i video-projektorëve, në mënyrë që familjarët të kenë mundësinë të komunikojnë me të afërmit e tyre (të burgosurit).

Krijimi i këtyre sallave në burgun e Drenovës do të jetë mundësia e vetme e takimit të të burgosurve me familjarët e tyre.

Top Channel