Masat kundër koronavirusit/ Kurti: Nuk ua jap më dorën ministrave

11/03/2020 21:11

“Nga ky moment e tutje nuk ua jap më dorën ministrave”, kështu deklaroi kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndërsa njoftoi masat kundër përhapjes së koronavirusit.

“Por kjo nuk do të thotë që unë kam diçka me ta”, sqaroi Kurti.

Ai tha se kjo vjen thjesht si një masë për tu mbrojtur nga virusi, ndërsa apeloi që qytetarët të kenë kujdes.

Një prej masave kryesore që Kurti njoftoi është ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri 27 mars 2020.

Top Channel