Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një mesazh televiziv ka paralajmëruar se ditë më të vështira do të vijnë për Greqinë.
Qëllimi i masave që ka marrë qeveria ka thënë ai është që rastet e të prekurve që do të regjistrohen në javët e ardhshme të vijnë sa më gradualisht në mënyrë që mos gjunjëzohet sistemi shëndetsor.
Ai ka shtuar se qeveria greke ka shtuar shtretërit në repartet e reanimacionit që do të përballojnë rastet e reja, ndërsa do të punësohen 2000 mjekë dhe infermierë të cilët do të qëndrojnë në punë edhe pasi të kalojë kjo pandemi.
Mitsotakis ka thënë gjithashtu se administrata greke do të vazhdojë të punojë normalisht disa herë edhe prej shtëpisë, apo me orar të reduktuar.
Sa i përket goditjes që i ka dhënë e do t’i japë ekonomisë së vendit koronavirusi, qeveria greke përveç masave të shpallura në ndihmë të prindërve, bizneseve të vogla dhe kompanive të mëdha, do të deklarojë edhe ndihma të tjera ekonomike në bashkëpunim me BE.
Por siç ka theksuar kreu i qeverisë greke asnjë masë nuk jep rezultat nëse gjithësecili nuk vendos në rradhë të parë përgjegjësinë personale, për higjenën, për ndihmën ndaj të moshuarve, për kontaktet me personat e tjerë.
Për herë të parë Mitsotakis i është referuar edhe çështjes aq të diskutuar ditët e fundit atë të liturgjisë në kisha dhe kungimit fetar. Ajo që është e vlefshme për ndalimin e mbledhjes së shumë personave në një ambient publik të mbyllur, është e vlefshme edhe për kishat- ka thënë ai.
Besimi më i madh që na duhet në këtë moment është të dalim nga kjo krizë –ka përfunduar kryeministri grek mesazhin e tij televiziv.
Top Channel