Itali, aktori me koronavirus i bllokuar dy ditë në shtëpi me trupin e të motrës së vdekur

11/03/2020 16:49

Një aktor zemërthyer në Itali është detyruar të vetë-izolohet me trupin e motrës së tij të vdekur nga koronavirusi në Itali.

Luca Franzese – i cili ka luajtur në serialin amerikan ‘Gomorrah’, postoi disa video emocionale në Facebook duke kërkuar dëshpërimisht për ndihmë.
Punonjësit e funeraleve kanë refuzuar të marrin trupin e 47 vjeçares Teresa Franzese, e cila vdiq të shtunën në Napoli.

Në një prej klipeve Luca tha se ndjehej “i abandonuar” nga vendi i goditur prej virusit.

“Motra ime vdiq dje, ndoshta prej virusit, kam dy ditë që pres për përgjigje por Italia na ka braktisur,” tha ai, duke treguar më tej tentativat për të shpëtuar jetën e të motrës. “Për ta mbajtur në jetë i bëra frymëmarrje artificiale, por askush nuk e vret mendjen, askush nuk vjen këtu”.

Disa anëtarë të familjes duke përfshirë fëmijët dhe prindërit e moshuar të viktimës janë detyruar të mbeten në shtëpi me trupin e saj.

Më herët një tjetër grua raportoi se ishte bllokuar në shtëpi me trupin e burrit të saj të vdekur prej dy ditësh nga bllokimet në Itali.
Gruaja shihej që qante nga ballkoni i shtëpisë në Borghetto Santo Spirito pasi burri i kishte vdekur të dielën nga koronavirusi.
Kryebashkiaku vendas Giancarlo Canepa tha mes të tjerash se viktima kishte refuzuar të trajtohej në spital.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA