Durrës/ Viktima e parë nga koronavirusi, mjekët rikthyen në spital të moshuarën e prekur pas gjendjes së rënduar

11/03/2020 13:00

Ditën e sotme një e moshuar 73-vjeçare humbi jetën në Durrës si pasojë e koronavirusit.

Ndërkohë Top Channel ka siguruar edhe një video ku në mënyrë krejt të papritur, pasi mjekët e futën në autoambulancë për ta çuar në Tiranë e kanë nxjerrë sërish jashtë ambulancës për shkak se gjendja e saj u rëndua së tepërmi për të humbur më pas jetën.

Ndërkohë në lidhje me këtë ka reaguar edhe ministria e Shëndetësisë që njofton se e moshuara ka ndërruar jetë:

Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare. 73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass.

Top Channel