Covid-19 në SHBA/ Mbi 1000 të prekur, Trump mohon të jetë testuar edhe vetë për koronavirus

11/03/2020 10:58

Mbrëmjen e djeshme, numri i të infektuarve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka tejkaluar shifrën 1000, ku aktualisht numërohen 1010 të prekur.

Raste të infektimeve deri më tani janë konfirmuar në 38 nga 50 shtete, ose e thënë ndryshe në 76 përqind të tyre. Shumë tubime dhe ngjarje të ndryshme janë anuluar në pjesë të caktuara të Shteteve të Bashkuara pasi zyrtarët shëndetësorë këshilluan që të shmangen grumbullimet e mëdha të njerëzve. Deri më tani, kanë humbur jetën 31 persona.

Pavarësisht përhapjes së virusit Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, presidenti Donald Trump ka thënë se situata është nën kontroll dhe ka mohuar të jetë testuar për virus.
  “Ndihem shumë mirë”/ Trump: S’kam simptoma të koronavirusit

Top Channel